Një 17 vjeçare mbeti e plagosur mbrëmjen e së dielës në autostradën Fushë Krujë-Milot në fshatin Thumanë. Sipas policisë një audi A6 përplasi furgonin e OSHEE-se, ku ndodhej edhe adoleshentja. Uniformat blu bëjnë me dije 17 vjeçarja  u nis menjëherë për mjekim në spitalin e Traumës në Tirane e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e audit për të zbardhur shkakun e aksidentit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re