Skip to content

Makina përplaset me kamionçinën në Elbasan, 4 të plagosur

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë. Ngjarja është shënuar në fshatin Papër.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjete. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.