Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të hënë në Fier.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:15 në afërsi të fshatit Levan ku një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi G.S., 24 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me një motoçikletë tip “Yamaha” që drejtohej nga një shtetasi D.N., 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

 

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur punën për dokumentimin dhe sqarimin e aksidentit.

 

Ndërkohë 24 vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re