Mbrëmjen e kësaj të shtune (8 mars), në fshatin Kajan  i bashkisë Belsh ka ndodhur një aksident. Sipas burimeve nga vendngjarja një makinë ka përplasur një motor.

Automjeti i tipit  Volvo ka goditur një mjet  tip motor pa targë  me drejtues shtetasin Arben Shehu, banues në fshatin Kajan.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorrit është transportuar me ambulancë në drejtim të Elbasanit pasi ka pësuar plagë të shumta nga aksidenti. Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re