Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një makinë tip “Renault” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 44 vjeçar, i cili ka marrë edhe disa dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip “Renault” me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./bcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re