Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Veliternë, ku  janë përfshirë një mjet me një motorr. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të lënduar kanë mbetur dy të rinj, 17 vjeç, të cilët po transportohen drejt spitalit të Korçës.

 

Aksidenti ka ndodhur në një pikë karburanti, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrëthanave.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një  motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

 

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re