Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Patosit, pranë stadiumit “Alush Noga”. Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz i cili drejtohej nga një grua, dhe kishte si pasagjere dy gra të tjera dhe një fëmijë 2 vjec, për të shmangur përplasjen me një makinë tip Seat, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parkim aty pranë, ndërsa automjeti tip Seat është përplasur me murin rrethues të stadiumit.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar tronditje tre femrat dhe fëmija dy vjec që udhëtonte me to dhe lëndime të lehta ka pasur edhe drejtuesi i automjetit tip Seat.

Mësohet se tifozët, të cilët ishin duke ndjekur ndeshjen Albpetrol- Memaliaj, kanë dalë nga stadiumi për tu dhënë ndihmë e parë të lënduarve. Edhe pse përplasja nuk ka qenë e fortë, tre gratë dhe fëmija i mitur janë shoqëruar drejt Spitalit Rajonal Fier për ekzaminime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur unifromat blut, të cilat po punojnë për të gjetur edhe shkaqet e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re