‘Fax News’ ka siguruar pamjet nga vendngjarja e aksidentit të rëndë në Durrës.

Burime bëjnë me dije se makina me shofer Algert Dushin 37 vjeç ka përplasur 3 këmbësorë, duke lënë të vdekur kështu një grua. Mësohet se viktima dhe një nga këmbësoret ishin motra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re