Duket se do të jetë më I rëndë bilanci I aksidentit që ndodhi këtë paradite në Rrogozhinë.

 

Policia bënë me dije se brenda automjetit të bërë petë ndodhen dy persona të pajetë.

 

Deri më tani është konfirmuar se ka ndërruar jetë vetëm drejtuesi I automjetit të vogël.

 

Edhe shoferi I kamionit ka mbetur brenda automjetit të tij pasi nga dëmtimet është bllokuar dera.

 

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re