Policia e Tiranës ka arrestuar Emiljano Ninën, kushëririn e Ervis Martinajt i cili pak kohë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë tek Liqeni.

 

Nina u aksidentua me mjetin luksoz te diga e Liqenit, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ai është kapur nga efektivët e komisariatit nr 4 në banesën e tij në afërsi të zonës së 5 Majit në kryeqytet. Policia kishte informacione për vendndodhjen e Ninës.

 

 

Nga kontrolli, Ninës nuk i është gjetur ndonjë send me vete, ndërkohë do kontrollohet sërish banesa e tij

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re