Makina që u përdor nga atentatorët për të ekzekutuar Ardian Çapjan, ka rezultuar e vjedhur.

Bëhet me dije se mjeti, të cilit iu vu flaka në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret ishte vjedhur në Fushë-Krujë. Gjithashtu, edhe targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.

Vjedhja është denoncuar nga pronari e mjetit. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re