Një ditë pas atentatit ndaj Aldi Mustafës në Shkozet të Durrësit, policia dhe prokuroria po hetojnë në dy pista, për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

 

E para lidhet me të shkuarën kriminale të 37-vjeçarit Mustafa si dhe ndonjë konflikt të krijuar pas daljes së tij nga burgu, 3 muajt e fundit.

 

Më shumë se sa përpjekje për ekzekutimin e tij, policia dyshon se atentati ishte një paralajmërim, kjo referuar vendit ku ishte vendosur eksplozivi, i cili dyshohet të jetë aktivizuar në distancë me telekomandë.

 

Atentatorët zgjodhën gomën e pasme në anën e pasagjerit, për të vendosur lëndën plasëse.

 

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, policia ka marrë pamjet filmike në rrugën ku ndodhi shpërthimi, por po ashtu po vëzhgohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, të vendeve ku mustafa ka lëvizur apo qëndruar pergjatë 24 orëve të fundit. Në dëshminë para uniformave blu, 37-vjeçari ka folur për disa të dyshuar, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re