Të gjithë personat apo edhe bizneset, që kanë zhdoganuar autovetura të përdorura dhe pa sistemin Euro 4, kanë vetëm 2 javë kohë për t’i regjistruar ato.

Duke filluar nga 1 janari 2020 nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë automjeti që nuk është Euro 4 dhe që ka ndotje të reduktuar. Me këtë sistem këtë vit janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi 2009 e lart.

Vetëm 17 ditë kohë iu ka mbetur të gjithë personave për të regjistruar makinat që kanë zhdoganuar dhe që nuk janë Euro 4. 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4. (EURO 4 është një sistem i instaluar në makinat e prodhuara dhe që kanë nivel ndotje shumë të ulët. Ky kriter është një standard për makinat e reja të prodhuara pas vitit 2005)

Ky vendim është marrë nga që ka njoftuar për zbatim Ministrinë e
Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,
autoritetet doganore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Drejtorinë e
Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim për të ndaluar
ndotjen mjedisore nga makinat e përdorura dhe që nivelin e ndotjes e
kanë më të lartë. Ky vendim ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar
të këtij viti, dhe kishte si kriter moslejimin e zhdoganimit të makinave
që ishin prodhuar përpara 2009.

Mirëpo pas shumë kritikash nga koncesionarët si dhe nga tregtarët e
vegjël të cilët pohonin se ky vendim i çonte në falimentim, VKM-ja Nr.
633, dt. 26.10.2018 u ndryshua, duke shfuqizuar edhe kriterin e vitit.
Pra, u vendos që në vend do të hynte çdo automjet që plotësonte kriterin
Euro 4, pa marrë parasysh vitin e prodhimit.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të
përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto
kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018. Në
periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi
mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018.
Ndërkohë, sipas informacioneve, me qindra makina të tjera janë
zhdoganuar por ende nuk janë regjistruar pranë DPSHTRR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re