Skip to content

Makina u bë “shoshë” nga plumbat/ Del foto e “Audit” luksoz ku u vranë dy persona

Del fotoja e “Audit” i cili i qëllua me breshëri plumbash, mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë.

Siç shihet edhe në foto, makina luksoze është bërë “shoshë” nga plumbat e shumtë që janë derdhur mbi të.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç ishin dy personat që ndodheshin brenda makinës dhe mbetën të vdekur pas të shtënave.