Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Lin të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njera-tjetrën e për pasojë janë plagosur 2 persona.

Njëri prej të lenduarve është në gjendje të rëndë.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se goditja e mjeteve ka qënë e fortë cka ka shkatuar dëme të shumta materiale.

Policia dhe ambulanca ne vendngjarje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re