Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën e Shëngjinit, në Lezhë.

Mësohet se dy mjete, të cilat po lëviznin në drejtim të Lezhës kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re