Bum vjedhjesh makinash luksoze në Tiranë.

Vizion Plus mëson se gjatë ditëve të fundit janë vjedhur disa mjete të modeleve të fundit.

Konkretisht para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Dyshohet se këto mjete do përdoreshin nga grupe kriminale për krime të rënda.

Blutë e Tiranës i kanë gjetur dy makinat e fundit që u vodhën, një në Fushë Krujë dhe tjetra në Thumanë.

Makinat ishin të parkuara në rrugë. Hetuesit ende nuk kan arritur të zbulojnë autorët.

Dyshohet se janë profesionistë dhe kanë kontakte me bandat kriminale me bazë në zonën Fushë Krujë dhe Kurbin.

Në lidhje me këtë fenomen drejtori i Policisë së Tiranës, Tonim Vocaj, ka bërë një mbledhje urgjente me vartësit deri në 03:30 të mëngjesit, ku kanë analizuar provat në lidhje me grabitjet e fundit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re