“Operacioni Forca e Ligjit’ (OFL) ka ndaluar gjashtë automjete të blinduara në Shijak dhe në Durrës.

Mjetet e blinduara janë ndaluar nga policia për verifikim dokumentesh, ku po shikohet nëse janë të vjedhura apo jo.

Bëhet e ditur se këto automjete po verifikohen për numrin e shasisë.

Kujtojmë se prej disa ditësh OFL-ja ka ndërmarrë një aksion për verifikimin e pasurive të eksponentëve të krimit, pasuria e të cilëve është krijuar përmes veprimtarive kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re