Makinat inteligjente për monitorim/ Mijëra shoferëve i shkon gjoba në banesë, pezullohen 77 patenta

gjoba.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej disa ditësh, ka filluar funksionimin makina inteligjente, për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

• Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë