Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se dy makina janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re