Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksion nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar në pjesën e përparme.

Nga përplasja e fortë raportohet për pesë persona të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë, identiteti dhe gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re