Një 60-vjeçar, i cili tentoi të kalonte kufirin me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara është arrestuar në Qafë Morinë.

Policia bën me dije se pas një kontrolli në mjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin M. Gj ka gjetur 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Fishekzjarret, kapsollat dhe mallrat e tjera të padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re