Ndër të tjera avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia, është shprehur se Prokuroria Shqiptare, prej sot nuk mund të vijojë asnjë hetim bazuar në dosjen italiane sepse Gjykata Italiane ka marrë një vendim për pushimin e çështjes.
 
Avokati ka theksuar se personi që i është shitur makina dhe që është parë i shoqëruar me ish-ministrin Tahiri, është Artan Habilaj.
 
“Audi i shumë përfolur është shitur nga xhaxhai i Sajmir Tahirit, vëllait të Moisi Habilaj, Artan Habilaj, i cili nuk rezulton të jetë një person nën hetim dhe s’ka asnjë ngarkesë penale as në Shqipëri dhe as në Itali”.
 
I pyetur nga gazetari Sokol Balla, se pse nuk është thënë më parë një gjë e tillë, avokati theksoi se nuk ka detaje për këtë, por ajo që ai di është se ky person s’ka asnjë lidhje me krimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re