Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të ishull Lezhës. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe dy drejtuesit e secilit prej mjeteve janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ky është aksidenti i tretë që ndodh në harkun kohor të 4 ditëve thuajse në të njëjtin vend.

Kryqëzimi i Ishull-Lezhës është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve, pasi aty kanë ndodhur shumë aksidente të frikshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re