Skip to content

“Makthi” i Italisë drejt fundit, shënohet ulje e numrit të viktimave dhe të të infektuarve

Brenda 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 578 persona.

Krahasuar me të dhënat e një dite më parë, mund të vemë re një ulje të lehtë të numrit të viktimave. Pra, të mërkurën ndërruan jetë 24 persona më pak nga Covid-19. Në total, numri i viktimave në vend shkon në 21,645.

Gjithashtu, një ulje ka pasur edhe në numrin e të prekurve. Brenda 24 orëve janë raportuar 305 raste më pak, krahasuar me një ditë më parë. Brenda ditës u konfirmuan 2,667 raste të reja me virusin korona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 165,155.

Italia fqinje vazhdon të jetë vendi i tretë më i prekur në botë nga koronavirusi. Në vendin e parë mbeten SHBA-të me 618,325 të infektuar e 26,290 viktima. Ndërsa në vendin e dytë radhitet Spanja me 177,633 të infektuar dhe 18,579 viktima. /