Shefi i policisë kufitare malazeze, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për faktin se gjatë nënshkrimit të djeshëm të Marrëveshjes Themelore mes Kishës Serbe dhe Malit të Zi, Patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi pa kontroll dhe regjistrim.

Akoviqi dha dorëheqjen për shkak se si oficer ishte anashkaluar në zinxhirin komandues nga eprori i tij.

Sipas mediave të Podgoricës, me ndihmën e drejtorit të Drejtorisë së Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac dhe Shefes së Policisë në Aeroportin e Podgoricës, Aleksandra Sashka Gjukiç, Porfirije dhe delegacioni janë shoqëruar në helikopterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në aeroport pa asnjë kontroll, i cili është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët e tjerë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re