Pedagogia, Nora Malaj ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me veprimet që po ndërmerren së fundmi për të identifikuar emrat kandidatë për postin e presidentit.

Sa i takon emrave të propozuar në zarfe, një proces që vetë Rama e organizoi në grupin parlamentar të PS, Malaj u shpreh se kjo bëhej me qëllim tërheqjen e vëmendjes.

Jovetëm kaq, pedagogia, shkoi më tej duke thënë se Rama kishte qëllim të shihte “hartën” e mbështetësve të tij brenda grupit parlamentar që në të ardhmen të bëjë më shumë përzgjedhje.

“Po të marrim analizën e garës dhe zarfit, kjo historia e zarfit më kujton emisionet e të dielave apo e të hënave që bëhen nga këta koleget tanë të mirë që e bëjnë për të vënë njerëzit në lojë dhe për të tërhequr vëmendjen. Kjo quhet “loja marciale”. I lë njerëzit në pritje të zarfit që nuk vjen kurrë.
Ramës ia kemi dhënë të gjitha pushtetet. Në këtë gjë, Rama bën atë që quhet “tollovi”, po provon orekset e anëtarëve të tij dhe i fut në ngasje që kjo në aspektin psiko-social krijon një problematikë më të madhe. Sepse ai nuk ka qëllim zgjedhjen e presidentit. Ka arsyen për të parë se cila është harta dhe cilat janë grupet e tij që në një të ardhme të afërt t’i përzgjedhë”
– u shpreh Malaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re