Skip to content

Malaj zbardh prapaskenat: Agron Duka ka pasur oferta nga qeveria për të braktisur opozitën!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se, kreu i Partisë Ambiantaliste Agrare, Agron Duka, ka pasur oferta nga mazhoranca aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri.

I ftuar në ‘Tempora’, Malaj tha, se Agron Duka nuk i ka pranuar këto oferta.

“Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni. Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend. Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha”, tha Malaj.