Qeveria e Malajzisë i ka ndaluar kryeministrit të vet, Najib Razak dhe gruas së tij që të largohen nga vendi, pas humbjes katastrofale në zgjedhje.

Kjo sepse Razak akuzohet për korrupsion dhe abuzime të mëdha me fondet publike.

Siç bën të ditur agjencia ANSA, vendimin e mori Departamenti i Emigracionit, pas tentativës së kryeministrit për “të bërë ca pushime të shkurtëra”, me një ndalesë në Indonezi.

Najib Razak akuzohet për abuzime me një fond të madh prej 4.5 miliardë dollarësh që janë zhdukur nga arka e shtetit.

700 milionë dollarë prej tyre janë zbuluar në llogarinë personale të kryeministrit, ku një pjesë e madhe janë përdorur për të blerë xhevahire për gruan Rosmah Mansor.

Najib Razak ka kundërshtuar akuzat duke thënë se ai është i pafajshëm. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re