Në Malajzi ka ndodhur ajo që çdokush në Shqipëri do kish dashur të ndodhte me ata që në bindjen kolektive e kanë rrjepur këtë vend.

Policia ka sekuestruar pasurinë e ish-kryeministrit Najib Razak, rënë nga pushteti pak ditë më parë, duke ngarkuar gati 5 kamionë me mallra, që nga bizhuteritë e deri te paratë, të konsideruara si pasuri e vënë abuzivisht me anë të pushtetit.

Shefi i policisë Amar Singh, duke ju drejtuar gazetarëve gjatë sekuestrimit, tha se ende nuk mund të konsidermonte se sa para janë sekuestruar, por shumë që mendohet të jetë përvetuësuar shkon në 640 milionë euro, që thuhet se janë marrë nga Fondi i Zhvillimit të Malajzisë.

Qeveria e re 92-vjeçarit Mahathir Mohamad,  premtoi  se paratë  e vjedhura do të kthehen, duke ia ndaluar njëherësh Najib Razak daljen jashtë vendit.

Në kontrast me ish-kryeministrin, i cili është i njohur për stilin e jetës luksoze, pasardhësi i tij 92-vjeçar lë përshtypje krejtësisht të ndryshme. Sidomos nga fakti se mban sandale në vlerën e tre eurove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re