Më shumë se 48 mijë persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat monsun në gjashtë shtete federale të Malajzisë.

Njësitet malajziane për mirëqenie sociale njoftoi se për shkak të shirave monsune që përfshinë shtetet federale Pahang, Johor, Kelantan, Terengganu, Perak dhe Sabah, janë evakuuar 48.108 persona. 

Në njoftimin theksohet se nga përmbytjet në Pahang janë rrezikuar 27.073 persona, ndërsa në Terengganu rrezikohen 12.899, në Kelantan 6.319, në Perak 359, në Jahor 1.422 dhe në Sabah 36.

Përmbytjet deri më tani kanë marrë jetën e tetë personave, edhe atë katër në Pahang, tre në Jahor dhe një në Kelantan.

Kryqi i Kuq i Singaporit deklaroi se do të dhurojë 50 mijë dollarë për banorët që rrezikohen nga përmbytjet.

Shirat monsune përfshinë shtetet federale Pahang, Johor, Kelantan, Terengganu dhe Perak më 1 janar, ndërsa në shtetin Sabah arritën më 6 janar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re