Singapori dhe Malajzia kanë anuluar një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë me vlerë shumë miliarda dollarë për shkak të një mosmarrëveshjeje midis dy vendeve.
Qeveria e Malajzisë njoftoi se administratat e të dy vendeve nuk mundën të arrijnë një marrëveshje mbi detajet teknike dhe kontrata u anulua me kërkesën e palës malajziane.
Në njoftimin e qeverisë theksohet se Malajzia do të kompensojë Singaporin për anulimin.
Duke theksuar se anulimi nuk do të ndikojë në lidhjet midis dy vendeve, nga ana tjetër qeveria e Singaporit tha se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë pasi ato kanë marrëdhëniet të thella dhe shumë-planeshe.
Në dhjetor të vitit 2016, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar linjën hekurudhore 350-kilometërshe me shpejtësi të lartë, por para fillimit të ndërtimit projekti u pezullua me kërkesë të Malajzisë në vitin 2018 në kuadër të reformave fiskale të qeverisë.
