Ministri i Brendshëm i Malajzisë, Hamzah Zainudin tha se vendi i tij po zhvillon bisedime gjithëpërfshirëse me Turqinë kryesisht për të forcuar sigurinë kufitare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Bernama, ministri Hamzah ka bërë të ditur se kjo çështje është gjatë një vizite në Turqi.

“Turqia ka eksperiencë në nivel të lartë për çështjen e luftës me hyrjen pa leje të të huajve përgjatë kufijve. Për këtë arsye u mbajtën disa takime private për të parë pikat fokus të teknologjisë, të aseteve strategjike dhe operative të sigurisë kufitare të koordinuara nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu”, tha Hamzah.

Ai theksoi se Turqia në Panairin e 17-të Shërbimit të Mbrojtjes në Azi (DSA) dhe Sigurinë Kombëtare (NATSEC) Azia 2022 që u mbajt në mars në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur është njohur si një partner i rëndësishëm strategjik dhe si pjesëmarrësi më i madh me asetet e saj të teknologjisë, sistemit dhe sigurisë në standardet botërore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re