Qeveria e Malajzisë ka kritiuar qëndrimet e presidentit francez, Emmanuel Macron, kundër Islamit dhe mbrojtjen e tij ndaj karikaturave të cilat vendosin në objektiv profetin Muhammed.

Kryeministri malajzian, Hishammuddin Hussein, në një deklaratë me shkrim, tërhoqi vëmendjen për armiqësitë në rritje kundër muslimanëve në të gjithë botën, kryesisht për politikat e presidentit Macron.

“Malajzia është e vendosur të mbështesë lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore të njeriut përsa kohë që ato nuk shkelin të drejtat e të tjerëve”, theksoi Hussein.

Ofendimet ndaj profetit Muhammed dhe Islamit janë jashtë lirisë së shprehjes, theksoi Hussein, duke deklaruar se, “Veprime të tilla janë provokime të hapura kundër islamit dhe ndaj miliarda muslimanëve të botë”.

Hussein ndër të tjera shtoi se Malajzia si një vend multikulturor, multifetar dhe demokratik do të vazhdojë të mbështesë harmoninë dhe bashkëjetesën.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re