Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai u martua me partnerin e saj Assera Malik në shtëpinë e saj në Birmingham, MB.

Malala ka shpërndarë përmes Twitter foto nga dasma në të cilat ajo dhe bashkëshorti i saj pozojnë të buzëqeshur.

“Sot është një ditë e veçantë në jetën time. Unë dhe Asser u martuam dhe u bëmë partnerë të jetës“, ka shkruar Malala.

Ceremonia ishte e vogël dhe u zhvillua në shtëpinë e Malala në Birmingham.

Si një vajzë 15-vjeçare, Malala u qëllua në kokë nga talebanët dhe pasi i mbijetoi sulmit, ajo u bë një ikonë globale për të drejtat e grave. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re