Skip to content

Malësi e Madhe, asgjësohen mbi 26 mijë rrënjë kanabis

Në Malësinë e Madhe janë asgjësuar 6300 fidanë kanabis të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë të tjerë në kubikë. Policia ka shpallur në kërkim një 55-vjeçar, i cili dyshohet si autori kryesor i kësaj veprimtarie. Grupi hetimor ka nisur punën për arrestimin e tij.