Një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike është konstatuar në Malësi të Madhe. Policia njofton se ka asgjësuar 6300 fidanë të mbjella në tokë, si dhe mbi 20 mijë fidanë të kultivuara në kubikë.

 

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga të dyshuarit si kultivues i lëndës narkotike.

 

“Bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i planit operacional për kontrollin e territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë konstatuar në territorin e fshatin Gruemirë-Çesme, Malësi e Madhe, në ambient të hapur, 6300 fidanë të dyshuar cannabis sativa të mbjellë në tokë, si dhe 20300 fidanë në kubikë, që dyshohet se do të kultivoheshin në toka, në zona malore të Malësisë së Madhe”, njofton policia.

 

Gjithashtu policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e persona të tjerë të përfshirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re