Presidenti Ilir Meta po e kalon fundjavën në zonat malore të Skraparit, duke u ndalur në zonën e Malindit.

Duke e konsideruar një krahinë të patriotëve dhe intelektualëve, Meta thotë se ata nuk e lëshuan vatanin pavarësisht vështirësive të kohës.

“Malindi i patriotëve, intelektualëve dhe artistëve të mëdhenj, do vazhdojë t’i ruajë traditat dhe zakonet e të parëve, se ka djem kapedanë si Meçan Spahiu, të cilët nuk e lëshojnë vatanin dhe nuk dorëzohen nga vështirësitë e kohës, për të ndërtuar një mirëqenie më të mirë në Malind. Malet tona më të larta”- shkruan Presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re