Skip to content

Mali akuzon Francën se ka vepruar në mënyrë të njëanshme për vendimin mbi tërheqjen nga vendi

Kryeministri i Malit, Choguel Kokalla Maiga, akuzoi Francën për veprime të një njëanshme, e cila vendosi të tërhiqej nga Mali në një kohë kur pretendohej se kompania ruse e sigurisë Wagner do të stacionohej në vend.

Maiga, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Franca me vendimin e saj për t’i dhënë fund Operacionit Barkhane, la Malin me një përfundim të kryer dhe u largua, kështu që ata filluan të kërkojnë mënyra të reja për të garantuar sigurinë.

Kryeministri i Malit theksoi se është për të ardhur keq që Franca vendosi të tërhiqej në mënyrë të njëanshme pa konsultimet e nevojshme me autoritetet e Malit.

Nga ana tjetër, pas takimit të tyre dypalësh, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe homologu i tij malian, Abdoulaye Diop, nuk e mohuan pretendimin se ishin zhvilluar negociata në lidhje me mbërritjen e grupit Wagner në vend.

Lavrov theksoi se qeveria e Malit ka të drejtë të ftojë “kompani private ruse” në vend, ndërsa ministri Diop, tha se dëshiron të bashkëpunojë me Rusinë për sigurinë e vendit.

Pas pretendimeve rreth grupit Wagner, Komandanti i Komandës së Forcave Afrikane të SHBA (AFRICOM), gjenerali Stephen Townsend javën e kaluar tha se SHBA-ja donte të mbante partneritetin e saj afatgjatë me Malin.

Franca do t’i japë fund Operacionit Barkhane

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të përfundojnë Operacionin Barkhane në Sahel në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, por se nuk do të tërhiqen plotësisht nga rajoni.

Pas Operacionit Barkhane në Mali synohet që Task Forca Takuba, e përbërë nga vendet evropiane të jetë më efektive.

Në Sahel mund të fillojë epoka e Wagner

Thuhet se grupi Wagner mund të jetë aktori kryesor në zgjidhjen e krizës së sigurisë në Sahel me përfundimin e Operacionit Barkhane, në të cilin u vendosën afërsisht 5.000 ushtarë.

Mercenarët e grupit Wagner trajnojnë ushtritë lokale, mbrojnë zyrtarët, luftojnë kundër grupeve kryengritëse ose terroriste dhe sigurojnë miniera ari, diamanti dhe uraniumi në pikat e nxehta.

Thuhet se mercenarët rusë veprojnë në vende të tilla si Libia, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani, Mozambiku, Guinea, Guinea Bissau, Madagaskar, Zimbabve dhe në Angola.