Në Mali janë arrestuar shtatë persona në hetimin e nisur lidhur me tentativën për grusht shteti të një grupi oficerësh dhe nënoficerësh më 11-12 maj.

Sipas mediave lokale, 7 persona të arrestuar në lidhje me tentativën e dështuar të grusht shtetit dolën para një gjyqtari në Bamako me akuzën “për sulm ndaj sigurisë së brendshme të shtetit dhe përpjekjes për ta destabilizuar atë”.

Mes personave për të cilët u lëshuan urdhër-arreste ishte edhe nënkoloneli Amadou Keita, një oficer i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (CNT), i cili shërbeu si deputet në qeverinë e juntës.

Keita, i cili është raportues i Komisionit të Mbrojtjes së CNT, është i afërt me presidentin e CNT, Malick Diaw.

Burime vendase bëjnë të ditur se ka pasur reagime të fuqishme brenda ushtrisë ndaj kreut të juntës dhe kryetarit të tranzicionit, Assimi Goita prej pak kohësh.

Komentohet se zinxhiri komandues në ushtri është ndërprerë për një kohë të gjatë, Goita nuk ka dhënë armë sepse nuk i ka besuar ushtarit dhe për këtë arsye ka bërë marrëveshje me kompaninë ruse të sigurimit mercenar Wagner për të garantuar sigurinë e vendit.

Qeveria e juntës në Mali më 16 maj njoftoi se një grup oficerësh dhe nënoficerësh tentuan një grusht shteti natën e 11 majit deri më 12 maj, por përpjekja ishte e pasuksesshme.

Në deklaratë thuhet se këta ushtarë janë “mbështetur nga një vend perëndimor” dhe nuk jepen detaje të tjera.

Një grusht shteti u organizua nga i njëjti grup në Mali, fillimisht në korrik të 2020 dhe më pas në maj 2021.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re