Subscribe

Rrugët për të shkuar në malin e Balgjajt janë alternative por të vështira për tu përshkuar nga mjete të zakonshme. Që të udhëtosh nga Burreli apo Klosi në këtë masiv pyjor, së pari duhet të kesh mjetin e posaçëm e të jesh një shofer i mirë.

 

Megjithatë, mbërritja në mesin e kësaj natyre të shpalos pamje magjepsëse: një hapësirë e mbushur me liqene dhe e rrethuar me bimësi.

 

I vetmi banor i përhershëm i tre muajve të verës në këtë masiv pyjor është Gentian Lica. Ai tregon se turistët janë të pakët për shkak të rrugës së keqe

 

Inxhinieri i Pyjeve Hazis Porja thotë se Balgjaj ka vlera të jashtëzakonshme të biodiversitetit. Por që të kthehet në një atraksion të rëndësishëm turistik, inxhinieri sugjeron që të investohet në infrastrukturë e më pas do të jetë vetë biznesi që do të investojë për ta bërë zonën të frekuentueshme nga të gjithë.

 

Porja thotë se gjithkush që shkel në Balgjaj, gjen një bukuri të rrallë natyrore.

 

Masivi natyror i Balgjajt ndodhet vetëm 30 kilometra nga qytetet Burrel e Klos, ndërsa me ndërtimin e rrugës së Arbrit, ai do të jetë rreth 60 kilometra larg Tiranës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re