Parku Kombëtar i Malit të Tomorit është një nga destinacionet turistike më të preferuara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj në çdo stinë të vitit.

Bukuritë e rralla që ofron peizazhi, majat e larta, honet, lugina dhe gjelbërimi i pamasë që e bën Malin e Tomorit një nga destinacionet unike të turizmit malor.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat bën të ditur se këtë fundjavë dhjetëra  vizitorë vizituan në zonën e Ujanikut, si motoristë, familjarë, grupe shokësh etj, të cilët i shijuan natyrën e bukur dhe ajrin e pastër.

Parku Kombëtar Mali i Tomorit është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve vendas dhe të huaj në të gjitha stinët, por në stinën e dimrit mali ofron pamje mahnitëse, duke dhuruar aventurë për turistët edhe në ditët më të acarta të tij.

Parku Kombëtar Mali i Tomorit ka një sipërfaqe 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ky park shtrihet në 2 qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe ai i Elbasanit. Ai përbëhet nga 12 monumente natyrore, 2 biomonumente, 10 gjeomonumente si dhe 125 burime natyrore, të cilët befasojnë turistët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re