Më 21 mars 2006, malazezët vendosën të linin bashkimin e atëhershëm shtetëror me Serbinë në një referendum.

Këtë të martë, Mali i Zi shënon 13 vjet që nga mbajtja e një referendumi mbi të cilin shpalli pavarësinë nga bashkimi i atëhershëm me Serbinë.

Me ikjen dhe të Kosovës, e gjithë ish-Jugosllavia u tret në një shtet të quajtur Serbi-Mali i Zi, derisa dhe Podgorica vendosi të shkëputej nga Beogradi,

Sipas rezultateve zyrtare, në referendumin në vitin 2006, votuan 419,240 qytetarë, ose 86.5 përqind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Pavarësia e Malit të Zi u mbështet nga 230,661 qytetarë ose 55,5 për qind, ndërsa për pjesën e mbetur të shtetit të përbashkët me Serbinë ishin 185,002 ose 44,5 për qind.

Pyetja në referendum ishte: “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë një shtet i pavarur me personalitet të plotë juridik ndërkombëtar?”

Duke i thënë “Po”, malazezët u pavarësuan, duke qenë të vetmit së bashku me maqedonasit, që i ikën Beogradit pa luftë.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re