Home SHQIPERIA Mali i Zi dhe Hungaria heqin të gjitha masat anticovid me Shqipërinë

Mali i Zi dhe Hungaria heqin të gjitha masat anticovid me Shqipërinë

0
Mali i Zi dhe Hungaria heqin të gjitha masat anticovid me Shqipërinë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend.

 

Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid-19.

 

Po ashtu, edhe Hungaria ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për hyrjet në vend.

 

“Qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes. Kjo do të thotë se tashmë të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza”, thuhet në njoftim.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë