Që nga e marta, Mali i Zi shpall masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, të cilat do të hyjnë në fuqi dhe do të vlejnë deri në 11 Janar të vitit të ardhshëm.
Masat e reja ndalojnë organizimin e natës së Vitit të Ri në të hapur dhe të mbyllur, u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë vendase.
Gjatë festave fetare natën midis 24 dhe 25 dhjetorit, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janarit të vitit të ardhshëm, qytetarët do të lejohen të marrin pjesë në ceremonitë fetare tradicionale nën kushtet e përcaktuara tashmë për të qëndruar në objektet dhe gjatë ceremonive fetare në natyrë.
Eshtë gjithashtu e ndaluar të organizohen të gjitha tubimet profesionale dhe shkencore (seminare, kongrese …) në periudhën nga 28 dhjetor deri më 11 janar.
Përjashtimet janë raportuar për tubime publike deri në 25 persona, që zgjasin jo më shumë se 60 minuta, me pajtueshmëri të detyrueshme me të gjitha masat epidemiologjike.
Kujtojmë: Mali i Zi qe i pari vend europian që shpalli fitore mbi COVID-in në fund të majit, në valën e parë të Corona-s, por që më pas u shndërrua në liderin fatkeq europian të infektimeve. n