Mali i Zi ka marrë nga Hungaria tela me gjemba për të mbrojtur kufirin shqiptar nga emigracioni i paligjshëm, tha të martën kryeministri malazez Dushko Markoviç, pas takimit me homologun e tij hungarez Viktor Orban në Podgoricë.

“Mali i Zi morri nga Hungaria tela me gjemba për të mbrojtur kufirin me Shqipërinë, ku kohët e fundit vjen shumica e migrantëve, por tani për tani nuk ka arsye për këtë”, tha Markovic në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Orban tha se rruga e refugjatëve në Ballkan duhet të mbetet e mbyllur dhe premtoi të ndihmojë Malin e Zi të merret me problemin e migracionit të paligjshëm.

“Kur Mali i Zi mbron kufijtë e saj, ajo mbron Hungarinë dhe të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Orban.

Sipas tij, Evropa ende bën gabime të rënda në mënyrën e trajtimit të emigracionit.

“BE-ja jep sinjale të paqarta dje si rezultat njerëzit po mbyten në det dhe vijojnë rrugët e migrimit. Ajo që ne po bëjmë është çnjerëzore dhe politikisht e paarsyeshme”, tha Orban.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re