Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij malazez, Millo Gjukanoviç, ku në fokus të bisedimeve ka pasur zhvillimet rajonale.

 

Njoftimi mes dy presidentëve është bërë nga vetë lidërët, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook presidenti Thaçi, shkruan se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi.

 

 “Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re