Mali i Zi vazhdon me asnjë rast të ri në 24 orët e fundit. Prej katër ditësh janë analizuar 122 mostra, ndërsa nuk është konfirmuar asnjë rast.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi në Mal të Zi është 322. Numri i të sëmurëve aktualisht është 109.

Ndërkaq, 7 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin që nga shpërthimi i epidemisë në vendin fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re