Skip to content

Mali i Zi kërkon thellim të bashkëpunimit ushtarak me Turqinë

5a7d9b1a925b8

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli, është takuar paraditen e së premtes në zyrën e tij me homologun malazez, Predrag Boskovic, shkruajnë mediet turke.

Canikli e priti ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi me ceremoni ushtarake në hyrje të Ministrisë.

Boskovic përshëndeti togën ceremoniale dhe nënshkroi Librin e Nderit, ndërsa më pas të dy ministrat drejtuan takimin ndërmjet delegacioneve.

Në takim u shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe atë të industrisë së mbrojtjes. /KosovaPost/.