Ilir Capuni, kryetar i Këshillit komunal në Ulqin thotë se Mali i Zi po e mban nën kontroll pandeminë.

Ai thekson se qytetarët po i zbatojnë masat e vendosura nga qeveria.

“Bëhet pothuajse rregullisht dezinfektimi i vendeve publike, shesheve, rrugëve, institucioneve. Të gjithë ata që zihen në flagrancë ose që shkelin udhëzimet e trupit koordinues për sëmundjet infektive, gjobiten nga 400 euro, deri në arrest me burg”, u shpreh Capuni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re